AKTUALITET, 19 Nëntor 2024, 14:36

Të dënuar në mungesë për drogë dhe plagosje, pranga dy të rinjve në Vlorë

Të dënuar në mungesë për drogë dhe plagosje,

Dy persona, të cilët ishin shpallur në kërkim dhe dënuar në mungesë, janë arrestuar në Vlorë. Një 34-vjeçar u vu në pranga, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.”

Nga dënimi, këtij shtetasi i kanë mbetur për të kryer 2 vjet e 3 muaj.

Ndërkaq, një 21-vjeçar u arrestua, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje.”.

Më datë 24.09.2024, dyshohet se ai ka plagosur me thikë një 23 vjeçar, banues në fshatin Vranishtë, për motive të dobëta.