AKTUALITET, 6 Maj 2024, 12:47

Taulant Balla kërkesë Malit të Zi, kërkime për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve edhe në anën tjetër të kufirit

Taulant Balla kërkesë Malit të Zi, kërkime për gjetjen

Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të saj, të cilët dyshohet se janë mbytur në lumin Buna. Mësohet se kërkimet kanë nisur edhe në Malin e Zi.

Bëhet me dije se ministri i Brendshëm Taulant Balla i ka bërë kërkesë autoriteteve malazeze për nisjen e kërkimeve në anën tjetër të kufirit. 

Ndërkohë, Forcat e Armatosura janë nisur drejt Shkodrës për të dhënë ndihmën në gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të tjerë që dyshohet të jenë hedhur dhe mbytur në lumë.

Forcat Armatosur i janë përgjigjur Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, e cila i ka bërë një kërkesë zyrtare FA-ve që të bashkohen për të dhënë ndihmën e tyre në operacionin e policisë, RENEA dhe FNSH për gjetje e tre trupave.