TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me Christian Forneck, këshilltar për politikën e jashtme dhe të sigurisë pranë grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun Gjerman.
Në përfundim të takimit, në një prononcim për mediat, Berisha u shpreh se integrimin e Shqipërisë në BE duhet të jetë i bazuar në meritë.
“Ramë dakord që të intensifikojmë bashkëpunimin në interesin më të mirë të procesit të integrimit të Shqpipërisë në BE, i cili, theksoj edhe njëherë, duhet të jetë një proces i bazuar në meritë, sepse vetëm një proces i bazuar në meritë është interesi absolut i qytetarëve shqiptarë. Është interesi absolut më i mirë i qytetarëve të BE.
Një Shqipëri, epiqendër operacionale e organizatave kriminale të rajonit, të Europës dhe të botës, siç cilësohet në disa raporte të Departamentit të Shtetit, është një rrezik real për paqen, sigurinë në Shqipëri, rajon e me gjerë.
Ndaj dhe kushtet, për mendimin tim, se jemi dakord me miqtë, duhet të jetë një proces i bazuar në meritë, çka ekzistojnë të gjitha mundësitë, por jo me Edi Ramën. Edi Rama është udhëheqës kryesor i klaneve të drogës në Shqipëri”, tha Berisha.
Po ashtu, Berisha iu përgjigj edhe akuzave të mazhorancës, që sipas thonë se PD nuk e do integrimin e Shqipërisë në BE. Sipas tij, këto bëhen nga lobistë të paguar nga kryeministri Rama.
“Ne kemi objektiv kryesor tonin integrimin në BE, pavarësisht përpjekjeve të lobistëve korrupotive të Edi Ramës. Ata përpiqen ta paraqesin sikur kjo parti nuk ka ndërmend integrimin. Por këto mashtrime kanë marrë fund, janë lobime të paguara nga Edi Rama”, deklaroi Berisha.
“Nuk është rusi big brother, por këtu është droga. Klanet e drogës drejtohen na Rama. Ramë dakord që të intensifikojmë bashkëpunimin në interes të vendit për BE. Ky duhet të jetë një proces i bazuar në meritë, që është interesi absolut i qytetarëve shqiptarë. Është interesi absolut i BE. Një Shqipëri epiqendër operacionale e organizatave kriminale të rajonit dhe botës, siç cilësohet nga disa raporte të DASH, është rrezik real për paqe në rajon dhe më gjerë. Integrimi duhet të jetë një proces i bazuar në meritë. Edi Rama është garant dhe udhëheqës kryesor i klaneve të drogës. Ishte diskutim i frytshëm.
Bundestagu ka ndjekur në mënyrë serioze dhe dashamirëse procesin e integrimit të Shqipërisë dhe rajonit në BE. Edhe në kohët e skepticizmit, ky institucion insistoi që procesi të vijojë i bazuar në meritë.
Kërkesat e plani prej 13 pikash për Beogradin ishin një dokument historik, nëse do I ishte përmbajtur Serbia do të ishte pjesë e BE. Plani me 15 pika, nëse do të zbatohej, do të ishim ndoshta afër vendit anëtar ose do të ishim anëtarësuar. Kanë pasur interesa shumë serioze. Përpjekja jonë është, Bundestagu të ruajë interesin që ka patur për këtë proces jetik për shqiptarët.
Jemi forcë politike që kemi objektiv kryesor integrimin në BE”, tha ai.