AKTUALITET, 16 Janar 2026, 11:59

Takimi me dyer të mbyllura/ “Me apo pa opozitën, reformat për në BE do të ecin përpara”, mesazhi për socialistët në mbledhjen e grupit

Takimi me dyer të mbyllura/ “Me apo pa opozitën, reformat

“Me apo pa opozitën reformat do të ecin përpara”. Është ky mesazhi që u është përcjellë socialistëve në mbledhjen me dyer të mbyllurat të grupit parlamentar. Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se në mbledhje janë diskutuar sfidat e parlamentit këtë sesion të ri.

“Edhe njëherë socialistëve u është bërë e qartë që me apo pa opozitën reformat do të ecin përpara”, mesohet te kete thene Rama.

Mësohet se objektivi kryesor ne fjalen e kryeministrit Edi Rama ne mbledhjen me dyer te mbyllura tre grupit te PS, është roli i Kuvendit në procesin e integrimit si në ushtrimin e kontrollit ndaj institucioneve ashtu edhe në miratimin e ligjeve si kërkesë e BE.

Kryeministri Edi Rama po zhvillon prej orës 10:00 një mbledhje me dyer të mbyllura me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Mbledhja po zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe pritet të përfundojë rreth orës 15:00.

Mbledhja zhvillohet pak ditë përpara nisjes së sesionit parlamentar për vitin 2026!