AKTUALITET, 5 Qershor 2026, 18:05

Takimi me banorët e Zvërnecit, Rama mbërrin në pallatin e kulturës “Labëria”

Takimi me banorët e Zvërnecit, Rama mbërrin në pallatin e

Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në pallatin e kulturës “Labëria”. Ai është pritur nga kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini dhe drejtuesi politik i qarkut Vlorë për PS, Blendi Çuçi.

Rama i ka firmosur një bluzë një vajze të vogël. Ndërkohë që përgjatë pyetjes së gazetarëve nuk ka pranuar të flas për mediat. I prerë ka thënë vetëm një “JO”.

Pak çaste më parë ai mbërriti me helikopter në Vlorë pas samitit BE-Ballkani Perëndimor që i zhvillua në Mal të Zi. Arsyeja e kësaj vizite të kryeministrit në Vlorë është takimi me banorët e Zvërnecit.