AKTUALITET, 24 Nëntor 2024, 12:07

Takimi i Ramës në Londër, qytetarë dhe aktivistë të PD protestojnë jashtë sallës

Takimi i Ramës në Londër, qytetarë dhe aktivistë

Kryeministri Rama ka mbajtur një takim me diasporën në Londër. 

Disa qytetarë protestuan para sallës ku u mbajt takimi, në arenën Cooper Box. Ata mbajnë pankarta në duar, kundër qeverisë, duke e fajësuar për shpopullimin e vendit. "Edi Rama, arkitekt i shpopullimit", shkruhet në njërën prej tyre. 

Qytetarët, disa prej të cilëve aktivistë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, janë të revoltuar me qeverinë Rama dhe e quajnë takimin e sotëm, propagandistik. 

"Nuk duhet mbështetur Edi Rama nga emigrantët, detyroi shqiptarët të largohen dhe të kalojnë kanalin", tha njëri prej protestuesve. 

"Po protestojmë se nuk ka të drejtë të vijë Edi Rama në Londër. Na ka përzënë nga vendi", deklaroi një tjetër. 

Kujtojmë se javën e shkuar, në Londër u zhvillua një takim i Partisë Demokratike, ku Berisha u foli simpatizantëve nëpërmjet një lidhje direkte, ndërkohë që në kryeqytetin britanik ndodheshin disa prej figurave të PD. 

Partitë politike kanë nisur takime në diasporë, duke qenë se emigrantët shqiptarë pritet të votojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. 

Takimi i Ramës në Londër, qytetarë dhe aktivistë

Takimi i Ramës në Londër, qytetarë dhe aktivistë

Takimi i Ramës në Londër, qytetarë dhe aktivistë

Takimi i Ramës në Londër, qytetarë dhe aktivistë