AKTUALITET, 11 Korrik 2022, 11:40

“Takim partiak në ambientet e ambasadës në Athinë”- Sekretari i PD: Atasheu është caktuar koordinator i PS! Të hetohen Gjiknuri, Kumbaro dhe Duro, thyen ligjin

“Takim partiak në ambientet e ambasadës në

Indrit Hoxha, sekretar për Emigracionin në Partinë Demokratike ka denoncuar nga selia blu organizimin e një mbledhje të PS në ambientet e përfaqësisë diplomatike shqiptare në Athinë.

Ai tha se në mbledhje kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të PS mes tyre Damian Gjiknuri, Mirela Kumbaro dhe Laert Duro, ndërkohë theksoi se janë vendosur edhe flamujt dhe stema partiake.

Hoxha theksoi gjithashtu se atasheu Roland Berxhani është caktuar koordinator për zgjedhjet e PS në Athinë duke ulur kështu kredibilitetin e ambasadës.

“Kthimi i Ambasadës në zyrë me aneks të Partisë Socialiste është një atentat tjetër që partia në pushtet i bën shtetit dhe imazhit të Shqipërisë”, u shpreh ai.

Deklarata e plotë

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë është kthyer në zyrë elektorale të Partisë Socialiste.

Informacione të konfirmuara, ardhur në Partinë Demokratike, bëjnë me dije për organizimin e një takimi të brendshëm partiak në mjediset e përfaqësisë diplomatike shqiptare në Athinë.

Duke shkelur çdo ligj të shtetit dhe kod të etikës, zyrtarë të lartë të PS kanë kryesuar të shtunën në një takim organizativo-elektoral, brenda zyrave ku stema është e Republikës së Shqipërisë.

Futja aty e flamujve dhe simboleve partiakë është mjerim dhe përdhosje e idesë së shtetit.

Përvetësimi i simboleve kombëtare, hapësirave shtetërore, dhe devijimi i vullnetit të taksapaguesve shqiptarë për qëllime partiake, është një rekord i zi që nuk i bën nder shtetit dhe as një PS-je normale.

Partia Demokratike dënon me forcë praninë në takim dhe implikimin e ministres Mirela Kumbaro, sekretarit të Përgjithshëm Damian Gjiknuri dhe deputetit Laert Duro, dhe u bën thirrje organeve përkatëse të hetojnë këtë shkelje flagrante.

Partia Demokratike dënon gjithashtu një shkelje të dytë, caktimin e atasheut ushtarak Roland Berxhani, si koordinator për zgjedhjet në degën e PS në Athinë.

Përfshirja e një zyrtari, aq më shumë një atasheu ushtarak në punë partiake, cënon jo vetëm dinjitetin e Forcave të Armatosura të një vendi të NATO-s, por ul kredibilietin e ambasadës dhe shtetit shqiptar te bashkatdhetarët tanë atje.

Kthimi i Ambasadës në zyrë me aneks të Partisë Socialiste është një atentat tjetër që partia në pushtet i bën shtetit dhe imazhit të Shqipërisë.

Ju bëjmë thirrje bashkatdhetarëve tanë në Greqi të na informojnë për çdo kundërvajtje dhe problem të tyrin atje.

Partia Demokratike do t’u jetë në krah.

“Takim partiak në ambientet e ambasadës në

“Takim partiak në ambientet e ambasadës në