TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të ndërprerë kontratën për prodhimin e pasaportave biometrike me një kompani te huaj dhe krijimin e një kompanie shqiptare për prodhimin e tyre, duke e konsideruar si një vendim “abuziv”.
Tabaku shprehet se në një kohë kur të dhënat personale janë përdorur për qëllime elektorale, ky vendim i qeverisë është i rrezikshëm për sigurinë kombëtare.
Ndërpreja e kontratës për prodhimin e pasaportave biometrike ???? nga një kompani e njohur dhe krijimi i një kompanie shtetërore për prodhimin e tyre është vendim i papërgjegjshëm & abuziv. pic.twitter.com/HSI9qQozMj
— Jorida Tabaku (@jorida_tabaku) February 15, 2023
Postimi i Tabakut:
Pasaportat e shqiptarëve në duart e specialistëve patronazhistë!
Ndërpreja e kontratës për prodhimin e pasaportave biometrike nga një kompani e njohur dhe krijimi i një kompanie shtetërore për prodhimin e tyre është vendim i papërgjegjshëm & abuziv.
Në kushtet kur të dhënat personale të ruajtura dhe mirëmbajtura nga qeveria shqiptare janë përdorur për qëllime elektorale; në kushtet kur sistemet e sigurisë janë treguar të dobëta dhe të pasigurta dhe pavarësisht investimeve të larta siguria e sistemeve është cënuar rëndë;
Në kushtet kur eksponentë të policisë janë akuzuar për lidhje kriminale; vendimi i qeverisë që ky shërbim të jepet nga shteti është i rrezikshëm për sigurinë kombëtare!
Ruajtja e këtyre të dhënave sensitivie, aftësia që në rrjet të mos penetrojnë persona me rekorde kriminale për të cënuar një nga sisteme që ka rezultuar deri më sot më i sigurti si dhe shqetësimi për përdorime elektorale ashtu si ka ndodhur më parë duhet të jenë tema debati.