TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Marrdhëniet pozitë-opozitë, a ka kulsia dhe bashkëpunim mes palëve sa i përket aferave, apo tenderave? Kjo ishte një pyetje që iu drejtua demokratit Dashnor Sula nga moderatoja Pranvera Borakaj në Quo Vadis në Vizion Plus.
Deputeti Sula nuk e përjashtoi se kolegë të tij opozitarë kanë marrë tendera nga mazhoranca, ndryshe nga sa shihet në sipërfaqe sikur ata shahen dhe zihen për “hallet e popullit”.
Por për deputetin Sula marrdhënia është personale, duke theksuar se ai nuk ka aspak lidhje me akuzat që i ngrihen deputetëve të tjerë opozitarë, duke shtuar se ai nuk ka kërkuar tendera as ku kryeministër ishte Sali Berisha.
Borakaj: A keni ju informacion që brenda opozitës ka elementë që bashkëpunojnë me mazhorancën?
Sula: Elementë që bashkëpunojnë me mazhorancën edhe mund të ketë. Unë kam 20 vite në politikë por nuk kam trokitur kurrë në dyert e Sali Berishës për tendera. Ka një llogjikë që njeriu qëkur lind është me mëkate. Jam i vetmi politikan që i jam drejtuar ILDKP-së për konfikt interesi. Kur vajza ime apo dhëndri im, pa dalë skandali donin të ishin në AZHBR, i jam drejtuar me letër. Përgjegjshmëria e një politikani kjo duhet të jetë,..
Borakaj: A ka nga ata që kanë tendera?
Sula: Po mund të ketë.
Borakaj: Në një vend të vogël kuptohet lehtë.
Sula: Në një vend si Shqipëria, kur një gazetar të thotë diçka dhe ti skuqesh, atëherë aty duhet të ketë diçka. Po të kisha unë probleme të tilla, kujton se s’do dilnin.