AKTUALITET, 27 Nëntor 2024, 16:00

Suel Çela komandonte gazetarët e kronikës, por i "acaruar" me Klodiana Lalën: Klodi s'merr lek...

Suel Çela komandonte gazetarët e kronikës, por i

Dosja e grupit kriminal të Suel Çelës, ka zbuluar se si ai komandonte edhe gazetarë, duke i dhënë instruksione se çfarë duhe të flasin, çfarë të publikojnë, si të përballen me Edi Ramën në emision, madje u dërgonin mesazhe edhe gjatë emisionit live. 

Në bisedat mes kreut të bandës së Elbasanit, Suel Çela dhe Artan Hoxhës, dalin komunikime për atë që pritet të ndodhë në emisionin Opinion, sipas skenareve që thur Suel Çela në SKY ECC. 

Kështu, në një komunikim në datën 6 shkurt të vitit 2020, Suel Çela i lë porosi një mikut të tij, të ndjekë se çfarë do të ndodhë në darkë në Opinion sepse do të jetë “flakë” dhe se do të ketë “gjëra interesante”

Synimi i Suel Çelës sipas SPAK ishte që të krijojë në opinionin publik idenë se rivalët e tij kishin lidhje politike, ishin shumë të fuqishëm dhe mund të manipulonin gjykatën dhe prokurorinë.  Në emisionin Opinion, Artan Hoxha publikoi foton ku Edi Rama ishte me Ardjan Çapjan, siç ishte parashikuar dhe pas kësaj Suel Çela shfaqet shumë i lumtur, duke bërë edhe komentet e rastit.

“K**rva bën si Ismail Qemali”, inati i Suel Çelës me Ramën se takoi Ardjan Çapjan

Për t’u vënë në dukje është se nga bisedat e Suel Çelës në SKY ECC rezulton se ai ka shpërndarë para dhe “kafe” për një grup gazetarësh të njohur të kronikës së zezë, por për Klodiana Lalën e News24, duket i acaruar dhe thotë se “smerr lek”.

"Me pas ne orën 20:33, Marjus Lulaj (Suel Çela) komunikon serish me shtetasin Klaus Matishi t® cilit i shkruan “..po e shef opinjon… hahahaha.prred e.trim asht…ded. klodjana esht ….smerr lek...”. Nga permbajja e kesaj bisede Marjus Lulaj ben nje krahasim midis gazetareve. Klodiana Lala dhe Artan Hoxha per te cilin shprehet se eshte trim, ndersa per Klodiana Lalën thote se nuk merr para", thuhet në dosje. 

Biseda me Klaus Matishin vijon te zhvillohet ne kontekstin e emisionit “Opinion”, pasi Marjus Lulaj shprehet se i ka dërguar mesazh Artan Hoxhes me permbajje”..ja shkrujta qe ka ndeit per drrek ne resort univers e skan pagu… po se ka pa tel…kaloj tani…se ban mu te nderhy jasht temes…e mbaiti 50 min punen e fotos… prredh shkoi..”

SPAK ka ngritur akuza për dy gazetarë, Artan Hoxhën dhe Elton Qynon, që sipas përgjimeve dyshohet se kanë marrë para nga banda për të bërë lajme apo komente të ndryshme në lidhje me situatën e krimit në Elbasan. Por edhe pse ka zbardhur të gjitha përgjimet ku del roli i Hoxhës dhe Qynos, SPAK nuk ka evidentuar mesazhet në të cilat dalin lidhjet politike të bandës.