AKTUALITET, 7 Shkurt 2025, 21:53

Studimi/ Shifrat, në veri punohet më pak: shkalla e punësimit në këtë rajon është 54%, ndërsa në jug arrin në 61%

Studimi/ Shifrat, në veri punohet më pak: shkalla e punësimit

Shqipëria po shkon drejt një ndarjeje gjithnjë e më të theksuar në dy realitete të ndryshme punësimi.

Sipas të dhënave nga Eurostat, rreth 17% e popullsisë në rajonin e veriut të Shqipërisë ka intensitet të ulët të punës.

Ndërkohë, në rajonin e jugut kjo normë regjistrohet vetëm në 8%.

Një faktor kryesor që ndikon në këtë fenomen është mosha mesatare më e lartë në veri. 

Sipas INSTAT, shkalla e punësimit në këtë rajon është 54%, ndërsa në jug arrin në 61%.

Gjithashtu, dy sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare, turizmi dhe bujqësia, që së bashku kontribuojnë 50% në ekonomi sipas Bankës së Shqipërisë, janë më të zhvilluar në jug, duke ndikuar në nivelin më të lartë të punësimit në këtë zonë.