AKTUALITET, 26 Janar 2023, 17:03

STEM, nis faza e dytë e projektit për edukimin digjital të të rinjve

STEM, nis faza e dytë e projektit për edukimin digjital të

Programi i gjeneratës së re digjitale në Shqipëri STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë), aplikimi i të cilit nisi vitin e kaluar, pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mes Fondacionit Vodafone Albania dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, nis fazën e dytëtë trajnimittë mësuesve e tënxënësve të moshës 12- 14 vjeç, program i cili këtëvitdo të shtrihet në 60 shkolla në mbarë vendin.

Ky projekt ka për qëllim zhvillimin e aftësive digjitale tek nxënësit, në mënyrë që ata të mendojnë zgjidhjeinovative dhe të krijojnë një të ardhme më të mirë për të gjithë me ndihmën e teknologjisë.

Zhvillimi i aftësive digjitale nëpërmjet STEM-it dhe nëpërmjet kontributit të këtij projekti, pa dyshim do të rrisë edhe aftësitë e komunikimit tek nxënësit, kreativitetin, besimin, këmbënguljen dhe zgjidhjen praktike të problemeve të ndryshme që mund të hasin nxënësit në jetën e përditshme.

Faza e parë e këtij projekti u mbyll me sukses në muajin qershor me pjesëmarrjen e 15 shkollave. Gjatë kësaj faze u trajnuan 30 mësues. U prezantuan më shumë se 50 projekte nga të cilat 4 prej tyre u përzgjodhën si projektet më të mira.Projektetqë merituan dy çmimet e para, u realizua nga nxënësit e shkollës “Sulë Harri” në Elbasan. Si një premtim i mbajtur,Fondacioni Vodafone Shqiperi (Vodafone Albania Foundation)dhuroi10 laptopë për nxënësit e kësaj shkolle, si mbështetje që këta fëmijë të vazhdojnë dashurinë e tyre për teknologjinë dhe të vijojnë me krijimin e projekteve të cilat sjellin  zgjidhje të mirëmenduara teknologjike për të përmirësuar, lehtësuar apo bërë më të sigurtë jetën në komunitet.,.

Gjatë takimit në ambientet e shkollës “Sulë Harri” me nxënësit fitues, dhe stafin e mësuesve në prani edhe të ministres së Arsimit dhe Sportit, znj. Evis Kushi, CEO e Vodafone Albania, znj. Katia Stathaki, premtoi se vazhdimësia e STEM-it do të mbetet një prioritet: “STEM është pjesë e programit Generation Next, i fokusuar në edukimin digjital të brezave të rinj. Suksesi i fazës së parë ishte befasues për të gjithë, nisur nga projektet e prezantuara. Ndaj na lindi dëshira që të dhurojmë këto pajisje teknologjike, në mënyrë që ju të zhvilloni më tej njohuritë tuaja. Gjithashtu, jemi krenarë të lançojmë edhe fazën e dytë të projektit STEM, i cili do të shtrihet edhe më gjerë, në 60 shkolla publike në rang kombëtar. Kjo fazë do të jetë edhe më konkurruese për të gjithë pjesëmarrësit.”

Kurse ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Evis Kushi, u shpreh: “Jam e lumtur nga bashkëpunimi me Vodafone Foundation për nënshkrimin e marrëveshjes për programin Generation Next dhe suksesi që pati në fazën e parë. Theksoj rëndësinë e digjitalizimit dhe teknologjisë për brezin e ri”,

Generation Next eshte pjese e  Programit Skills Upload Jr i cili financohet nga Fondacioni Vodafone Group, si pjesë e agjendës strategjike për aftësimin digjital në Evropë (duke investuar 40 milionë euro në tregjet evropiane) dhe që do të shtrihet edhe përgjatë 3 viteve të ardhshme. Aftësimi digjital është pjesë e objektivave të Vodafone.

Programi Generation Next , është projekti i parë i zbatuar në shkollat publike shqiptare me një kurrikul të miratuar, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

STEM, nis faza e dytë e projektit për edukimin digjital të

STEM, nis faza e dytë e projektit për edukimin digjital të

STEM, nis faza e dytë e projektit për edukimin digjital të

STEM, nis faza e dytë e projektit për edukimin digjital të