AKTUALITET, 3 Shkurt 2025, 17:14

Spiropali pret në Kuvend ambasadorin italian Marco Alberti: Forcim partneriteti

Spiropali pret në Kuvend ambasadorin italian Marco Alberti: Forcim

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me ambasadorin, Marco Alberti.

Kryeparlamentarja i uroi suksese Ambasadorit Alberti dhe shprehu besimin se gjatë misionit të tij në Shqipëri do të kontribuojë në forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve mike dhe aleate.

“Suksese Ambasadorit të ri të Italisë, Marco Alberti, në misionin e tij për forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve tona mike dhe aleate.”, shkruan Spiropali.