TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, deklaroi se zhvilloi një takim me sipërmarrës në qendrën e Kamzës, ku theksoi se investimet në zonë kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e vlerës së pronës dhe zhvillimin e bizneseve.
Në një postim në Facebook dhe Instagram, me 15 foto ku duken ajo dhe disa të rinj në një kafene, Spiropali deklaroi se mbështetja për sipërmarrësit po rritet përmes lehtësirave fiskale dhe ofrimit të shërbimeve pa dallim për të gjithë.
“Një kafe me sipërmarrës në Qendër Kamëz, ku investimet në zonë kanë rritur vlerën e pronës dhe kanë ndryshuar bizneset.
Mbështetje gjithnjë në rritje për njerëzit e punës, me lehtësime taksash dhe shërbime pa dallim për të gjithë”, shkroi ajo, ndërsa pozon e lumtur mes kryebashkiakut Rakip Suli dhe ish-kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, që i liroi vendin në Parlament, duke u shprehur se e bënte për arsye shëndetësore.