TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia spanjolle njoftoi sot se gjatë një operacioni që çoi në arrestimin e 9 personave, shkatërruan një rrjet trafikimi që përdorte dronë të prodhuar në shtëpi, të aftë të udhëtonin më shumë se 200 kilometra, për të transportuar kanabis nga Maroku në gadishullin Iberik.
Dronët u nisën nga Spanja jugore për të mbledhur drogën në Marok dhe pas kthimit, transportuan ngarkesën në komunat Vejer de la Frontera dhe Tarifa, në Andaluzinë jugore, sipas një njoftimi për shtyp nga milicia spanjolle.
Autoritetet thanë se pakot mbanin etiketa fluoreshente dhe pajisje gjeolokacioni me frekuencë radioje për t’i bërë më të lehta për t’u gjetur natën. Banda ndërtoi dronët, të cilët kishin një rreze veprimi prej më shumë se 200 kilometrash, duke përdorur komponentë nga kompani aziatike.
“Grupi ishte i aftë të zhvillonte pajisje të improvizuara me autonomi, precizion dhe ngarkesë të madhe, shumë më superiore se modelet konvencionale komerciale “, tha policia spanjolle në një njoftim për shtyp.
Rrjeti vepronte pothuajse çdo natë, duke lëshuar deri në 10 dronë në të njëjtën kohë, gjë që i lejonte të transportonte rreth 200 kilogramë kanabis në total.
Operacioni u krye në bashkëpunim me policinë marokene pasi autoritetet zbuluan disa fluturime me dronë me origjinë të panjohur midis dy vendeve.
Tetë dronë operativë dhe 10 të tjerë në ndërtim e sipër u sekuestruan gjatë kontrolleve të së hënës, si dhe më shumë se 150 kilogramë kanabis dhe një shumë prej 320,000 eurosh. Nëntë persona u arrestuan.