TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Anëtarët e Partisë Demokratike të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin kanë qenë të parët që kanë mbërritur në Kuvend për të marrë pjesë në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.
Ky këshill do të diskutojë sot kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për t’i hequr mandatin Belinda Ballukut duke i hapur rrugë arrestimit të saj.
Anëtarët e PD në këtë këshill janë Oerd Bylykbashi, Saimir Korreshi dhe Blendi Himçi.
Mbledhja pritet të nisë në orën 10:30 ku të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).
Po çfarë hapash ndjek Kuvendi në një rast të tillë?
Procedura përcaktohet në nenet 118 dhe 119 të Rregullores së Kuvendit. Kërkesa i paraqitet Kryetarit të Kuvendit nga Prokurori i SPAK, i cili ka për detyrë t’ia përcjellë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet. Njëkohësisht vë në dijeni edhe deputetin për të cilin është bërë kërkesa, i cili ka të drejtë të paraqesë në Këshillin e Mandateve parashtrimet e tij.
Brenda dy javëve, Këshilli i Mandateve do të duhet që të hartojë një raport që do ta dërgojë në seancë plenare, përmes të cilit rekomandon rrëzimin ose dhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurisë së arrestit në burg apo shtëpi apo kontrollit personal dhe të banesës.
Më pas Kuvendi, në seancë plenare, vendos me votim të hapur dhënien apo jo të autorizimit. Në rast se Kuvendi nuk merr vendim, brenda tre muajve nga data e paraqitjes së kërkesës, kërkesa konsiderohet e rrëzuar.