TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sali Berisha ka komentuar protestën e organizuar në solidarizim me kryebashkiakun Erion Veliaj, jashtë GJKKO teksa zhvillohej seanca gjyqësore ndaj tij më 12 Shkurt ku u caktua masa e sigurisë “arrest me burg ndaj tij”.
Kreu i PD-së u shpreh se u tejkaluan të gjitha normat, duke i dhënë ultimatum kryeministrit Edi Rama “mos guxo të organizosh protestë tjetër”.
Berisha theksoi se do t’i kundërpërgjigjet me protestë nëse sipas tij, Rama organizon protestë para SPAK.
Sali Berisha: Janë tejkaluar të gjitha normat, jap ultimatum Ramës, mos guxo të organizosh protestë tjetër. Sepse opozita do të përgjigjet me një kundër protestë që nuk mund ta imagjinosh. Mos guxo, mbaje mend këtë, Po thirre protestë tjetër do të thirret protesta përfundimtare për ty, po shkojnë drejt zgjedhjeve ki kurajën të përballesh me votën e shqiptarëve! Sulmi që u bëre, tejkalove El Chapo, Toto Rinon, çdo kriminel tjetër në pushtet dhe jashtë pushtetit që ka ekzistuar deri më sot.
Edi Rama ka shkallmuar, këto që shihni ju janë vetëm një pjesë e dëshmive të shkallmimit të tij.
Akte të tilla që destabilizojnë vendin në një moment zgjedhjesh janë të dënueshme.
“Sulm kriminal ndaj institucioneve të drejtësisë”- Berisha: SPAK e GJKKO u rrethua nga rrogëtarë dhe policë, me dhe pa armë
Kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se institucionet e drejtësisë janë vënë nën sulm, sipas tij kriminal nga institucione të tjera të shtetit.
Në konferencë me gazetarët, ish kryeministri deklaroi se rrogëtarë shteti dhe policë me dhe pa armë rrethuan SPAK dhe GJKKO.
Sipas tij, janë kërcënuar gjyqtarët dhe prokurorët dhe kjo tha ai -Dëshmon se je i gatshëm të përdorësh cdo mjet anti demokratike, të përdorësh dhunën sa herë që zbatimi i ligjit nuk të intereson”.
Berisha: Dje qytetarët shqiptarë dhe komuniteti ndërkombëtar ishin dëshmitarë të akteve më të shëmtuara në historinë e narko shtetit sulmit kriminal ndaj institucioneve të drejtësisë nga institucione të tjera të shtetit.
Dje ishte puntata më kulmore e narkosit në Shqipëri. Protestë e organizuar, e lajmëruar nga Edi Rama dhe qeveria e tij, nga rrogëtare të shtetit dhe policë me dhe pa armë rrethuan për orë të tëra GJKKO dhe SPAK.
Mbajtën të ndryrë në gjykatë gjykatës dhe punonjës së administratës, sulmuan si banditë veturat, makinat e tyre. U sollën sikur ato të ishin institucione të pushtuesit. Një sulm i tillë dëshmon jo vetëm dështimin e plotë dhe totale, por shkallën e kriminalizimit të drejtuesve të narko shtetit shqiptar. Të dërgosh mijëra rrogëtar për të rrethuar një institucion të zbatimit të ligjit. Të kërcënosh me jetë gjykatës, i nxitur direkt nga Edi Rama është një apel për cdo shqiptar. Dëshmon se je i gatshëm të përdorësh cdo mjet anti demokratike, të përdorësh dhunën sa herë që zbatimi i ligjit nuk të intereson.