AKTUALITET, 22 Nëntor 2024, 21:40

SPAK, Dumani: Kemi dhënë prova se s'kemi axhendë politike, s'mbajmë grafikë se ndaj kujt ushtrojmë ndjekje penale! Provat, jo emri

SPAK, Dumani: Kemi dhënë prova se s'kemi axhendë politike,

Kreu i SPAK, Altin Dumani hedh poshtë akuzat se hetimet kanë axhendë politike.

“Pavarësisht akuzave, kemi dhënë prova se nuk kemi axhendë politike, nuk mbajmë grafikë se ndaj kujt ushtrojmë ndjekje penale. Për ne është e rëndësishme prova. Në momentin që gjatë hetimit krijohen prova nuk ka rëndësi emri por prova.

Këtë ka bërë SPAK e do të vijojë ta bëjë.” Theksoi Dumani tani në një intervistë për RTSh për gazetarin Alban Dudushi. Ai thekson se prokurorët flasin me punë, jo me fjalë

Pyetje: Sulmet ndaj jush I kishe marrë parasysh?

Altin DumanI “E kisha marrë parasysh por nuk e kisha në konsideratë kaq shumë shkallën. Politika sa kohë që ngelet në kuadrin e retorikës nuk më shqetëson. Prokurorët kanë maturinë e duhur për të përballuar sulmet politike duhet të jemi të vëmendshëm kur politika merr masa ligjore. Sa i takon retorikës politike indiferent. Sa i takon kërcënimeve nga krimi I organizuar jemi të shqetësuar. Kanë qenë të shumta rastet kur janë kërcënuar.

Krimi i organziuar shqiptar është shumë I rrezikshëm. Nuk e themi vetëm ne.