AKTUALITET, 16 Shkurt 2023, 09:04

Sot do të mblidhet sërish Parlamenti. Në rendin e ditës edhe shkarkimi i Nikollës, Rama nuk do të jetë i pranishëm

Sot do të mblidhet sërish Parlamenti. Në rendin e ditës edhe

Këtë të enjte, 16 shkurt Parlamenti mblidhet në seancë plenare në orën 10:00. Kjo është seanca e dytë brenda javës, pas dështimit të asaj të së hënës, ku opozita shkaktoi tensione dhe kaos.

Njësoj si dhe më 13 shkurt, opozita ka njoftuar dhe për sot protestë para Parlamentit.

Ndërkohë që nuk dihet nëse do të jetë i pranishëm kryeministri Edi Rama në Kuvend, në rendin e ditës një nga pikat që është parashikuar është të votohet edhe kërkesa e PD për shkarkimin e kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Opozita kërkon që të paraqitet në kuvend kryeministri Edi Rama dhe të japë shpjegime për lidhjet e tij me ish zyrtarin e arrestuar të FBI, Charles McGonigal.

RENDI I DITËS

Në mbështetje të urdhrit nr. 10, datë 14.2.2023 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datës 2.2.2023 dhe 13.2.2023
(Neni 44, pika 2 e Rregullores)

2. Njoftime.

(Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr.10296, datë 8.7.2010, “Për menaxhimin financiar
dhe kontrollin””, të ndryshuar.
(Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1 të Kushtetutës, dhe nenet 55, 73-77 të Rregullores,
shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit

4. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së
Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Finlandës, për eliminimin e tatimit të dyfishtë në
lidhje me tatimet mbi të ardhurat dhe parandalimin e shmangien e evazionit tatimor”.
(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të
Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim:absolute).

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat

Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e
Njeriut

Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

5. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës
së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (huadhënësi), për financimin e
projektit “Furnizimi me ujë i qytetit të Durrësit””

(Në mbështetje të neneve 78, 83, pikat 1 e 2, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, dhe
nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat

Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

6. Projektligj “Për miratimin e kontratës shtesё pёr ndryshimin e kontratës sё koncesionit, ndërmjet
Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si autoritet kontraktues, dhe shoqërive “SICPA Security
Solutions” S.A. e “SICPA Security Solutions Albania” sh.p.k., për projektimin, financimin,
dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe
monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave, miratuar me ligjin nr.10381, datë
24.2.2011.

(Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1 të Kushtetutës, dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores,
shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat

Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

7. Projektvendim për kërkesën “Për shkarkimin e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, zonjës Lindita Nikolla”. Raporti 1,

raporti 2
(Në mbështetje të nenit 75 të Kushtetutës, dhe nenit 114 pika 4 të Rregullores)

8. Projektvendim “Mbi propozimin për punonjësit me kohë jo të plotë pune pranë KQZ, për procesin e pilotimit të votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 14 maj 2023”

(Në mbështetje të Ligjit 10019, datë 28.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

9. Projektvendim “Për ndryshime në strukturën organizative të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD). (Në mbështetje të Ligjit nr. 90/2012, datë 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e adminisratës shtetërore”, dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).

Sot do të mblidhet sërish Parlamenti. Në rendin e ditës edhe

Sot do të mblidhet sërish Parlamenti. Në rendin e ditës edhe