AKTUALITET, 5 Maj 2024, 14:30

Sot 5 Maji/ Berisha: Kjo ditë frymëzon çdo shqiptar të ngrihet kundër regjimit të bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen

Sot 5 Maji/ Berisha: Kjo ditë frymëzon çdo shqiptar të

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kujtuar ditën e dëshmorëve me një mesazh në faqen e tij në facebook.

“Ne sot jemi vend i pavarur sepse ata flijuan më të shtrenjtën, jetën e tyre për pavarësinë, lirinë dhe dinjitetin tonë kombëtar.

Kjo ditë, vijon kreu demokrat, frymëzon çdo shqiptar të ngrihet o sot o kurrë kundër regjimin të bazuar në drogën, krimin, vjedhjen që po largon me shpejtësi si asnjë pushtim tjetër në histori shqiptarët nga vendi i tyre", shkruan Berisha.

Postimi i plotë:

Sot 5 Maj, dita e të rënëve të Kombit.

Të dashur miq, sot Kombi Shqiptar përulet me mirënjohjen më të thellë, nderimin më të madh para kujtimit, sakrificës sublime të pavdekshme të dhjetëra e mijëra vajzave dhe djemve, burrave dhe grave që ranë për gjatë 150 viteve kundër copëtimit të trojeve shqiptare, për pavarësinë e Shqipërisë dhe lirinë e Kombit Shqiptar.

Ne sot jemi vend i pavarur sepse ata flijuan më të shtrenjtën, jetën e tyre për pavarësinë, lirinë dhe dinjitetin tonë kombëtar.

Kjo ditë frymëzon çdo shqiptar të ngrihet o sot o kurrë kundër regjimin të bazuar në drogën, krimin, vjedhjen që po largon me shpejtësi si asnjë pushtim tjetër në histori shqiptarët nga vendi i tyre. Nderim për jetë veprës dhe kujtimit të të rënëve të kombit tonë! Lavdi!