AKTUALITET, 10 Shkurt 2025, 17:15

“Soros...”/ Berisha nga Kuvendi kërkon të flasë për arrestimin e Veliajt, ndërhyn Spiropali: Të bëhemi seriozë!

“Soros...”/ Berisha nga Kuvendi kërkon të flasë

Me debate po shoqërohet seanca e sotme plenare. Që në nisje të seancës, ka kërkuar për procedurë fjalën ish-kryeministri Berisha.

Ky i fundit lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Rama si i lidhur me Sorosin, ndërsa kërkoi që të flasë për arrestimin e kryebashkiakut Veliaj.

Ndërkohë, fjala e tij është ndërprerë nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali. Ajo theksoi që deputetët opozitarë duhet të bëheshin seriozë dhe të flisnin sipas rendit të ditës. 

Më pas kryeparlamentarja i mbylli mikrofonin Berishes dhe ia dha fjalën deputetit të PS Petro Koçi. “Kjo nuk është për procedurë, fjalën e ka Petro Koci, bëhet gati Sali Berisha”, tha Spiropali.

“Çdo veprim që bën SPAK, juve u bën të ndiheni keq. SPAK sipas jush duhet të ishte një organizatë kriminale. Mund të vazhdoni të jetoni në normalitet në këtë Kuvend, që është zgjedhur nga qytetarët për të mbjellë normalitet, jo grushta e zjarrvënie”, tha Koçi.