TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në kuadër të matjes së parë lidhur me zgjedhjet politike të 11 majit 2025, nga datat 15-30 janar 2025 MRB-Hellas dhe Datacentrum ka realizuar procesin e mbledhjes së të dhënave me 1600 qytetarë.
Sipas matjeve të fundit të Barometrit në Euronews Albania, problemet kryesore të vendit janë: çmimet e larta, kostoja e jetesës, korrupsioni, papunësia dhe emigracioni.

Karahasuar me të njëjtën periudhë para zgjedhjeve të përgjithshme, 4 vjet më parë në janar 2021, problemet kryesore kanë ndryshuar pothuajse totalisht.
Në 2021 tre problemet kryesore ishin papunësia, korrupsioni dhe shëndetësia ndërsa sot ato janë çmimet e larta dhe kostoja e jetesës.

Korrupsioni vazhdon të mbetet në krye të listës së problemeve për shqiptarët, por në 4 vjet janë gjysma e shqiptarëve që e konsiderojnë të tillë.
A ka bërë qeveria sa duhet për dy problemet kryesore: çmimet e larta dhe koston e jetesës? Qytetarët janë të ndarë si më poshtë:
27.9% e tyre mendojnë se qeveria ka bërë më shume ose aq sa ka patur mundësi bazuar tek ekonomia e vendit.
Nga ana tjetër 41.3 % e qytetarëve mendojnë që qeveria ka bërë pak për çmimet dhe koston e jetesës, marrë parasysh mundësitë që ka patur dhe 30.8 % e tyre mendojnë që qeveria s’ka bërë asgjë për të adresuar këto dy probleme kryesore pavarësisht se ka patur mundësi për t’i zgjidhur.
