TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Pano Soko debatoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv me avokatin Alban Duraj për pretendimet se kryebashkiakut Erion Veliaj se nuk është njohur me dosjen e Prokurorisë së Posaçme.
Analisti Soko tha se këto pretendime të Veliaj lidhen me faktin se ai dëshiron ta çojë çështjen në Gjykatën e Strasburgut.
Pjesë nga debati
Soko: Avokat të gjitha këto, ky debati nuk të vlen dhe ta fitosh nuk të vlen në gjykatë se nuk është e rëndësishme të na mbushësh mendjen neve. Flasim për ca të vërteta.
Duraj: Meqë na ftoi zotëria dhe të them të vërtetën. Unë kam15 vjet që flas për këto.
Soko: Nuk ka nevojë të fitosh këtu ne i dimë si fitohen disa gjëra. E vërteta është se Erioni po mbledh çfarë të mundet ta bëjë sa më të madhe dosjen për në Strasburg, po nuk duhet të na mbushësh mendjen ne, por Strasburgut.
Duraj; Ti ke 90 për qind të cështjeve të hallexhinjve shqiptarë..
Soko: Po ti ndodhë një gjë e vërtetë a e di çfarë bëhet ai gjyqtari dhe prokurori? Janë 1800 projektorë te SPAK-u.
Lala: Zyrtarët e lartë e kanë kthyer në strategji këtë.
Pano: Ia kam falur Veliajt që i paguajmë rrogën, ushqimin, edhe avokatin tani, por që të tallet… Pusho tani! Të gjitha ja kam falur, por që të tallet dhe të thotë nuk më vijnë aktet dhe tani binduni edhe ju që po më shkelen të drejtat, ky që u ka shkelur të drejtat 100 mijë njerëzve, 1 milion njerëzve, aman mos u tallni me njerëzit. Çojini në Strasburg dhe Washington dosjet tuaja, por mos u tallni me njerëzit. Po na bëni për budallenj. A thua Vëliaj është elektriçist.
Duraj: Jam i diskriminuar këtu unë.
Pano: Nuk mund të tallesh kaq shumë ti.