AKTUALITET, 13 Shkurt 2023, 18:02

Socialistet kërkojnë përjashtimin e tij, Kryemadhi: Berisha shquhet për xhentilesë ndaj femrave, e di që jeni në presion të madh për shkak të McGonigalit

Socialistet kërkojnë përjashtimin e tij, Kryemadhi: Berisha

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur pas kërkesës së deputeteve socialiste për përjashtimin e Sali Berishës nga seancat plenare për shkak të gjuhës diskriminuese ndaj grave.

Kryemadhi u shpreh se Berisha shquhet për xhentilesë ndaj femrave dhe shtoi se kjo situatë është prodhuar nga socialistët për të sfumuar skandalin McGonigal.

“Ndjej keqardhje për koleget socialiste, përdorimi në mënyrën më të tmerrshme nga burrat e degraduar politikisht, se moralisht dhe familjarisht është puna e tyre. Berisha shquhet për xhentilesë ndaj femrave, s’ka problem se Edi Rama i konsideron burrat e partisë për gra. Ai zotëria shquhet për dhunë verbale, morale, fizike ndaj grave.

Tërhiqeni atë gafë se është shumë e turpshme, zbatoni rregulloren e parlamentit! Se po të ishte puna ashtu, më keni hequr dy herë fjalën. E di që jeni nën presion të madh, McGonigalit nuk keni çfarë i bëni, të zbatojmë rregullin këtu në parlamet. Ai zotëria është dhjaks, është njëshi për të mbushur brekët dhe nuk vjen këtu, por mos u bëni edhe ju jashtëqitja e tij”, deklaroi ajo.