AKTUALITET, 24 Janar 2026, 16:25

Snajper në tarracë, çfarë po ndodh një orë para nisjes së protestës së PD

Snajper në tarracë, çfarë po ndodh një orë para

Një orë para nisjes së protestës së thirrur nga opozita, në selinë e PD janë mbledhur dhjetëra militantë, ndërsa policia e Shtetit është mobilizuar me forca të shumta efektivësh, rreth 1350 policë, në sheshin para godinës së qeverisë.

Masa të shtuara sigurie vërehen para Kryeministrisë e cila duket se është “blinduar” për protestën e sotme. Nga ana e opozitës, ka nisur përgatitja për protestën, ku në sheshin para Kryeministrisë është vendosur podiumi ku do të mbahen fjalime.

Protesta e sotme është konsideruar mjaft e rëndësishme nga ana e opozitës, e cila me organizimin e sotëm, hap stinën e protestave deri në rrëzimin sipas tyre të qeverisë dhe largimin e Ramës nga pushteti.