AKTUALITET, 8 Shkurt 2025, 22:54

"S'mund të pranoj gjithçka që më kërkojnë"/ Kurti i përgjigjet sërish Grenell: Me SHBA jemi miq edhe pse kemi keqkuptime

"S'mund të pranoj gjithçka që më

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i përgjigjet sërish emisarit për Misione të Posaçme të SHBA, Richard Grenell. Në një intervistë televizive një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Albin Kurti duke komentuar deklaratat e Grenell i cili e cilësoi si një partner jo të besueshëm për SHBA, thotë se raportet e Amerikës me Kosovën nuk janë të këqija.

Për emisionin ‘Top Story’, Kurti tha se mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka marrëdhënie partneriteti duke theksuar se “jemi miq edhe përkundër moskuptimeve”. Sipas tij, kurrë Kosova nuk ka pasur marrëdhënie më të mira partneriteti dhe aleance me Perëndimin se sa tani.

“Kurrë s’ka qenë pasaporta e Kosovës më e fuqishme, kemi liberalizim veç zonës Shengen, kush e mori grantin më të madh amerikan, qeveria jonë, kush po blen helikopterë, sistem antitank, qeveria jonë. Çfarë më të këqija?! Është vëzhgim sipërfaqësor.

Nuk janë marrëdhënie të këqija politike, janë partneritet, përpara kanë qenë ose armiqësi ose servilitet, unë jam për normalitet, partneriteti është normalitet, ne jemi miq edhe përkundër moskuptimeve, kurrë nuk mund të jesh miq me dikë nëse parakushti është që të pajtohesh me gjithçka tërë kohën.

Nuk është e vërtetë, po lej këto broçkulla opozitare, ata shkojnë deri në Amerikë për të luftuar qeverinë Kurti, kjo tregon sa të dobët janë dhe sa i fortë jam unë. Kurrë nuk kemi pas marrëdhënie më të mira partneriteti dhe aleance me Perëndimin se sa tani, dua të mësohen njerëzit, nuk mund ta kem qëndrimin për Republikën e Kosovës dhe për kombin shqiptar siç e ka Brukseli dhe Uashingtoni, unë e kam më të avancuar”, theksoi Kurti.

Polemikat në distancë mes Kurtit dhe Grenell nisën pasi i dërguar i SHBA, tha se Kurti nuk është një partner i besueshëm për SHBA. E madje sipas tij bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit. Replika i erdhi nga Kurti që tha se raportet e Kosovës me SHBA janë më të mira se kurrë, deklaratë e cila mori kundërpërgjigjen e Grenell i cili tha se raportet marrëdhëniet mes dy vendeve nuk kanë qenë kurrë më të ulëta.

Kurti: Kurrë s’ka qenë pasaporta e Kosovës më e fuqishme, kemi liberalizim veç zonës Shengen, kush e mori grantin më të madh amerikan, qeveria jonë, kush po blen helikoptera, sistem antitank, qeveria jonë. Çfarë më të këqija?! Është vëzhgim sipërfaqësor.

Duma: Del Richard Grenell dhe thotë mashtron Albin Kurti, nuk ka pasur moment më të keq të marrëdhënieve me administratën Biden dhe Trump.

Kurti: Nuk janë marrëdhënie të këqija politike, janë partneritet, përpara kanë qenë ose armiqësi ose servilitet, unë jam për normalitet, partneriteti është normalitet, ne jemi miq edhe përkundër moskuptimeve, kurrë nuk mund të jesh miq me dikë nëse parakushti është që të pajtohesh me gjithçka tërë kohën.

Duma: Por jo të mos flasësh. Sot nuk keni komunikim.

Kurti: Nuk është e vërtetë, po lej këto broçkulla opozitare, ata shkojnë deri në Amerikë për të luftuar qeverinë Kurti, kjo tregon sa të dobët janë dhe sa i fortë jam unë. Kurrë nuk kemi pas marrëdhënie më të mira partneriteti dhe aleance me Perëndimin se sa tani, dua të mësohen njerëzit, nuk mund ta kem qëndrimin për Republikën e Kosovës dhe për kombin shqiptar siç e ka Brukseli dhe Washingtoni, unë e kam më të avancuar.

Duma: Është i avancuar një komb i izoluar?

Kurti: Po çfarë izoluar, ku e sheh izolimin.

Duma: Nuk ke më njohje të Kosovës, e fundit ishte nga Izraeli, kur qeveriste LDK.

Kurti: Kemi më shumë mbështetje marrim nga jashtë tani.