AKTUALITET, 18 Prill 2024, 22:51

“S’mund të na përfaqësojë në Parlamentin Evropian”, Artan Hoxha: Politikanët grekë kundër kandidimit të Belerit për eurodeputet

“S’mund të na përfaqësojë në Parlamentin

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i dënuar nga drejtësia shqiptare për blerjen e votave në zgjedhjet vendore të majit 2023, u zgjodh nga partia ‘Demokracia e Re” e kryeministrit Mistotakis, në listën e kandidatëve për eurodeputetë.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se pas kandidimit të tij politika greke jo vetëm në opozitë është kundër tij, sepse kujtojnë të kaluarën kriminale të tij dhe thonë se s’mund t’i përfaqësojë ai në Parlamentin Evropian.

“Në momenti që emri i Fredi Belerit flitej për eurodeputet, ndryshe ishin unison për çështjen kombëtare ndryshe nga ne që kacafytemi.

Në momentin që ky u fut në listën për eurodeputet dhe u prezantua nga Mistotakis, aty shpërtheu. Atyre u duhet të maksimalizojnë votat e fashistëve të rinj që s’kanë parti. Demokracia e re u ka sjellë Belerin, sepse ai ka përfaqësuar ekstremizmin e djathtë dhe thanë se s’mund të kandidaojmë këtë me këtë të kaluar kriminale. Politikanët thonë se nuk mund te kandidojnë një njeri me këtë të kaluar.

Greqia ka vetëm 21 eurodeputetë dhe Demokracia e Re çon 6-7 eurodeputetë atje. Opozita thotë se si mund të përfaqësojë Greqinë një person që është në burg dhe është dënuar.

Futja e Belerit na bëri një shërbim të madh ne dhe tani të gjitha televizionet po merren me këtë. Ata po nxjerrin tani kronikat e vitit 1995 ku ishte arrestuar Beleri”-tha Hoxha”.