AKTUALITET, 23 Prill 2026, 22:20

Skënder Hita "shkund" Policinë e Shtetit, Artan Hoxha tregon ç'po ndodh me aksionet e fundit: Uroj ta mbajnë gjunjët...

Skënder Hita "shkund" Policinë e Shtetit, Artan Hoxha tregon

Në Policinë e Shtetit ka patur shumë ndryshime ditët e fundit, ndërkohë që drejtori i ri i Përgjithshëm, Skënder Hita, duket se e ka "shkundër" të gjithë strukturën, me aksionet e fundit ndaj lojërave të fatit, call centerave dhe ndryshime në qarkullimin rrugor. 

"Çdo drejtor kur ka ndërmend të bëjë diçka të mirë, e bën kollaj. Hita ka nisur tre aksione që kanë dhënë impakt të dukshëm dhe shenja pozitive, uroj ta mbajë gjunjët dhe fuqitë. Nuk është e lehtë ku është futur ai. 

Ai e di si mbahet në këmbë policia dhe si korruptohet. Aktivitetet kryesore, lojëra fati, call-centera dhe korrupsion në rradhët e policisë.

Ka evidentuar patrullat e policisë në rrugë, ka vendosur të mos ndalohet ecja e qytetarëve. Nëse del radari, të mos ketë polic pas radarit.

Tjetra, call centerat, Shqipëria është problem për call centera. Nga këtu janë vjedhur qytetarë të BE. Edhe rasti sot i Francës dhe i javës së kaluar. Një aksion që ka filluar ndaj disa call-centerave që kanë qenë të paprekshëm.

Policia ka qenë pjesë, sepse nuk e mban dot pa bashkëpunuar me policinë. Në një objekt që hyjnë 80-100 vetë, nuk e merr vesh policia çfarë bëhet? Duke qenë sasi e madhe e parave, policia ka qenë garantues. Tjetra, industria e lojërave të fatit. Edhe aty ka dhënë orientim, kush është i përfshirë ti godasë vetë.

Po mundohet të lirojë policinë nga akuzat që ka për këto aktivitete që xhiron para në sasi të madhe dhe korrupton deri në palcë Policinë e Shtetit. Deri ku do të shkojë? Premisat duken pozitive për këto tre aksione. Pastaj a ka problematika? A duhet të zgjedhë njerëzit e duhur? Pamë një zhvillim sot, më tërhoqi vëmendjen. Drejtori i AMP, u zëvendësua me drejtorin e përgjithshëm të burgjeve. Ish ministri i drejtësisë erdhi te ministria e brendshme, ka punuar me drejtorin e burgjeve, si duket e ka tërhequr aty.

Nëse këto ndryshime që po bëhen, do të kenë të njëjtën, do të veprohet në të njëjtën mënyrë, që i qarkullojnë në qytete të ndryshme, nuk do të ketë rezultat. Për më tepër që kemi zgjedhjet përpara", tha ndër të tjera Hoxha.