AKTUALITET, 30 Mars 2026, 16:21

Skënder Hita në krye të Policisë së Shtetit, zbardhet vendimi zyrtar për drejtuesin e ri

Skënder Hita në krye të Policisë së Shtetit, zbardhet

Skënder Hita u emërua sot Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ndërsa është bërë publik edhe vendimi zyrtar.

Sipas vendimit që mban firmën e kryeminsitrit Edi Rama, Hita u emërua në detyrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 56, pikat 1 e 2, e 85, pika 10, të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave.

Sakaq, ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

VENDIM PËR EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË POLICISË SË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 56, pikat 1 e 2, e 85, pika 10, të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Skënder Hita emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe i jepet grada “Drejtues madhor”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA