AKTUALITET, 7 Janar 2025, 13:55

VIDEO/ E ekzekutoi sepse i ndau të motrën nga burri, ja vendi ku Arjon Hasa fshehu armën me të cilën vrau Ramazan Matajn! Pamjet e arrestimit

VIDEO/ E ekzekutoi sepse i ndau të motrën nga burri, ja vendi ku Arjon

Arjon Hasa, i cili dyshohet se ekzekutoi Ramazan Mataj pasi ky i fundit kishte ndikuar në prishjen e marrëdhënies bashkëshortore të motrës së tij, është vendosur në prangat e policisë.

29-vjeçari dyshohet se është ndihmuar nga i vëllai i tij, Klisman Hasa, për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe për të fshehur armën e krimit.


Mësohet se dy vëllezërit e fshehën armën në një zonë të pyllëzuar dhe më pas e groposën në tokë në oborrin e banesës, ku edhe u gjet nga uniformat blu.

“Si rezultat i kontrolleve u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen. Pas krimit, dy vëllezërit e fshehën armën në një zonë të pyllëzuar dhe më pas e groposën në tokë në oborrin e banesës”, raporton policia.

Nga hetimet rezultoi se 29 vjeçari Arjon Hasaj, banues në Dragoç, për motive të dobëta, ka organizuar dhe ka kryer vrasjen e Ramazan Matajt.

I riu, nëpërmjet llogarive të rreme në rrjete sociale, ka komunikuar me shtetasin Ramazan Mataj, për ta nxjerrë në pritë në fshatin Dragoç, ku dhe dyshohet se e ka vrarë.

Autori i dyshuar është ndihmuar nga vëllai i tij, Klisman Hasaj, për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe për të fshehur armën e krimit.