AKTUALITET, 23 Prill 2026, 21:21

“Skemë më e perfeksionuar se te inceneratorët”, Tela tregon se si funksiononte grupi kriminal tek AKSH-i

“Skemë më e perfeksionuar se te inceneratorët”, Tela

Analisti Andi Tela, duke dhënë detaje të funksionimit të grupit kriminal te AKSH-i u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se kjo skemë ishte më e perfeksionuar se te inceneratorët.

“Ne kemi perfeksionimin e skemës, 3-4 kompani që do të fitonin tenderat, lidhësin mes personave dhe drejtoreshës së AKSHI.

Tre shtëpi të zonjës Karçanaj nën emra të tjerë, personazhe që s’e kishin idenë fare. Më e perfeksionuar se te inceneratorët.

Kemi lidhjen mes drejtoreshës-koordinatorit dhe kompanive.

Në dëshminë e njerëzve në dosje, thuhet se drejtoreshës iu dorëzuan kuti vere të mbushura me euro. Kjo e verërave është edhe më e bukur se edhe në Durrës gjetën edhe një faturë të një kompani që shiste verëra, që vinin nga jashtë.

Këtu është një biznesmene e martuar në Gjermani dhe i dërguan një person për të paguar Ergys Agasin. Dhe kur takoi Ermal Beqirin i tha se ke hyrë në një “pishinë peshkaqenësh” dhe ajo u detyrua të paguante ryshfet 100 milionë lekë”- tha Tela.