TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioni Europian po shqyrton një propozim të ri ligjor për emigrantët e paligjshëm, sipas së cilit parashikohet që emigrantët të vendosen në kampe jashtë Unionin, një skemë e ngjashme me planin Rama-Meloni në Gjadër.
Kjo lëvizje e Komisionit Europian vjen teksa vendet e Unionit po kërkojnë masa më të ashpra për të luftuar fluksin e emigrantëve të paligjshëm.
Lajmi bëhet me dije ekskluzivisht nga media e huaj, Euronews, e cila ka zbardhur detaje nga takimi jozyrtar i Komisionit Europian në Varshavë të enjten e kaluar, më 30 janar.
Euronews shkruan se ka lexuar dokumentet, sipas së cilave thuhet se BE synon të përfshijë krijimin e ‘qendrave të kthimit’ jashtë kufijve të saj, ku emigrantët do presin në këto kampe në pritje të shqyrtimit të kërkesave të tyre për azil dhe në rast refuzimi do duhet të kthehen në vendet e tyre të origjinës.
Pikë kjo që parashikohet edhe në marrëveshjen Itali-Shqipëri për emigrantët, të cilët vendosen në Gjadër në pritje të kërkesave për azil. Deri më tani në 3 raste kur Italia solli emigrantë në Gjadër, gjykatat italiane kanë vendosur kthimin në Itali, ndërsa për këtë çështje pritet një vendim më 25 shkurt nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.