AKTUALITET, 1 Shkurt 2023, 10:06

Skandali me McGonigal/ Vasili: Asnjë avokati nuk ja ndryshon dot fatin Ramës, ka vdekur moralisht dhe politikisht

Skandali me McGonigal/ Vasili: Asnjë avokati nuk ja ndryshon dot fatin

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili është ndalur sërish tek skandali i McGonigal dhe kryeministrit Edi Rama.

Referuar disa deklaratave të ministrit të Mbrojtjes, Vasili thekson se “mes Shqipërisë dhe SHBA kurrë nuk ka ekzistuar një raport shtetëror mafioz dhe ordiner si ky mes Ramës dhe McGonigal”.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili shkruan se ministrat e Ramës janë “qenie të shpëlara dhe dallkaukë”.

Ai thekson se “një situatë e tillë do skuqte dhe turpëronte këdo qenie te ndërgjegjshme dhe te përgjegjshme e jo më ca te ashtuquajtur pushtetarë rilindas apo ministra siç ju thonë”.

“Asnjë avokati, as ministrave budallenj dhe as e çirakëve te matufepsur mediatike nuk ja ndryshon dot fatin Edi Rames, qe e ai vete e gatoi me zellin e një pazarxhiu mafioz”, shkruan ndër të tjera Vasili.

Postimi i plotë:

McGonigal do te hetohet edhe ne Kongres ne SHBA, ministrat e Rames nga halli flasin si budallenj!

Mes Shqipërisë dhe SHBA kurrë nuk ka ekzistuar një raport shtetëror mafioz dhe ordiner si ky mes Rames dhe Mc Gonigal.

Kurrë Shqipëria s’ka pasur Kryeministër as te djathte dhe as te majte qe te kishte rekorde te tilla te neveritshme, qe nga foto me Obamen  si gruaja e Bilalit, apo fushata idiote kundër presidentit Trump dhe tani afera me McGonigal.

Një situate e tille do skuqte dhe turpëronte këdo qenie te ndërgjegjshme dhe te përgjegjshme e jo më ca te ashtuquajtur pushtetarë rilindas apo ministra siç ju thonë.

Por ka dhe qenie te shpëlara nga karakteri dhe nga morali si ministrat dallkaukë te Rames, qe jo vetem s’jane shtetarë gjëkundi, por shfaqen vetëm si lëpirës te cdo jashtëqitje politike te Rames.

Ndërkohe qe situata eshte shqetesim madhor ne nivelet me te larta te SHBA-se  keta ministra budallenj thone se per Ameriken eshte problem qesharak.

Por keta budallenj me portofol ministri dhe analfabetë gjer ne dhimbje arrijne dhe i flasin te tilla budalleqe ne nje kohe kur:

ne Amerike ngrihen dy procedime penale ne dy shtete ne Neë York dhe Washington

Mbi McGonigal 14 akuza, qe nga komploti e deri tek ryshfeti si dhe

Hetim shume i gjere ne Kongresin Amerikan permes nje Komisioni te Posacem te kryesuar nga Z.Jim Jordan.

Edi Rama duhet te largohet nje ore e me pare.

Si kufome politike ai ka vdekur shteterisht, moralisht dhe politikisht.

Asnjë avokati, as ministrave budallenj dhe as e çirakeve te matufepsur mediatike nuk ja ndryshon dot fatin Edi Rames, qe e ai vete e gatoi me zellin e nje nje pazarxhiu mafioz.