AKTUALITET, 27 Janar 2023, 14:21

Skandali “McGonigal”/ Meta: Asgjë s’do e ndalë zbardhjen e ‘Rama-gate’ në vendin tonë, bën tentativa të dëshpëruara për t’ju fshehur si skuth llogaridhënies

Skandali “McGonigal”/ Meta: Asgjë s’do e ndalë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar sot se asgjë nuk do e ndalë hetimin e skandalit “McGonigal” dhe lidhjet e tij me kryeministrin shqiptar Edi Rama në vendin tonë. 

Ilir Meta: Nën dirigjimin e Edi Ramës, i kapur në flagrancë në një komplot të qartë kundër demokracisë, pluralizmit politik e rendit kushtetues në vend duke përdorur, manipuluar joshur e korruptuar zyrtarë të lartë të vendeve partnere.

Çdo përpjekje e Ramës për t’ju shmangur përballjes me të vërtetën, përfshirë dhe hetimin parlamentar për këtë aferë skandaloze korrupsioni, është një konfirmim i fajësisë së tij e tentativë e dëshpëruar për t’ju fshehur si skuth llogaridhënies së pashmangshme

Asnjë shqiptar s’do pranojë të ketë një kryeministër zyra e të cilit është e inkriminuar deri në grykë në veprimtari të paligjshme.

Përdorimi i McGoningal në mënyrë të paligjshme e korruptive nga Rama në postin e kryeministrit kundër opozitës e kundërshtarëve politik, shumë flagrantë, më i gjerë dhe më i thellë se faktet e ekspozuara publikisht deri tani.

Hetimi i kësaj çështje nga SHBA, shumë i rëndësishëm.

Por më i domosdoshëm hetimi i veprimeve mafioze të bëra nga Rama që e përdhosi zyrën e kryeministrit për të porositur investigime me qëllim instalimin e narkoshtetit e kleptokracisë.

Asgjë s’do e ndalë zbardhjen e “Rama-gate” në vendin tonë.