TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, vendosi të pezullojë nga detyra dekanen e fakultetit të Drejtësië, Dorina Hoxha, e cila kandidon për anëtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Duke folur për këtë vendim, gazetarja Klodiana Lala u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se ky është një skandal i paprecedentë dhe Gjykata Administrative duhet ta shfuqizojë.
“Zonja Dorina Hoxha kandidon për në KLGJ. Pezullimi nga rektori Artan Hoxha është në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjin për Autonominë Universitare. Asnjë institucion nuk ka reaguar për këtë skandal të paprecedentë.
Nesër zonja Hoxha do t’i drejtohet Gjykatës Administrative për rektorin Artan Hoxha. Ilir Rusi që është kreu i KLGJ sot, më parë ka qenë dekan, por nuk e pezulloi atëherë kur kandidoi.
Gara për anëtarë të KLGJ zgjat 1 vit e gjysëm dhe ky është uzurpim.
Të shkojë përpjekja për të uzurpuar instucuionet e arsimit të lartë kjo është papranueshme.
Aty brenda Fakultetit Juridik, dekanët kanë patur vështirësi në administrimin e autonomisë universitare.
Kjo histori është një dhe e vetme: përpjekje për të pushtuar Fakultetin e Drejtësisë", tha Lala.