AKTUALITET, 28 Janar 2023, 21:06

Skafi me katër persona në bord pëson defekt dhe ngec në mes të detit në Vlorë, Policia Kufitare i vjen në ndihmë

Skafi me katër persona në bord pëson defekt dhe ngec në mes

Një shtetas me inicialet Xh.K në Vlorë ka kërkuar ndihmën te salla operative e DVKM-së pasi mjeti i tij skaf me të cilin po udhëtonte ka pësuar një defekt në motor teksa ishte duke lundruar.

Menjëherë në ndihmë të tij në Shën Vasil shkoi mjeti lundrues i Policisë Kufitare të Triportit dhe u bë e mundur dhënia e ndihmës dhe shoqërimi i mjetit së bashku me katër persona në bord, në Stacionin e Policisë Kufitare Triport.

Njoftimi:

Fatmirësisht personat janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sot dt 28.01.2023, ora 14.00, është kërkuar ndihmë te Salla Operative e DVKM Vlorë nga shtetasi Xh.K. kapiten i mjetit turistik Skaf me emrin “ERTION”, i cili kishte pësuar difekt në motorr.

Menjeherë në drejtim të tij shkoi në ndihmë shërbimi i SML me mjetin lundrues BP 05 të Stacionit të Policisë Kufitare Triport, të cilët i konstatuan në vendin e quajtur Shën Vasil.

Nga efektivat e SML u bë e mundur dhënia e ndihmës dhe shoqërimi i mjetit së bashku me katër persona në bord, në Stacionin e Policisë Kufitare Triport.

Personat janë në gjendje të mirë shëndetësore.