AKTUALITET, 5 Dhjetor 2024, 13:35

S'ka pajtim/ OSHEE padit Gazment Bardhin për shpifje, çështja në GJKKO. Caktohet data

S'ka pajtim/ OSHEE padit Gazment Bardhin për shpifje,

Gjykata e Posaçme nuk mundi të zgjidhë me pajtim një përballje gjyqësore mes deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, dhe OSHEE-së.

Ky i fundit ka paditur Bardhin për shpifje në lidhje me një deklaratë të bërë prej tij në Kuvend mbi përqindjen e humbjes në rrjet të energjisë.

Në seancën e parë, ku deputeti Bardhi u përfaqësua me avokat, pala paditëse kërkoi përgënjeshtrim të shifrës, duke pretenduar cenim të imazhit.

Pas refuzimit të palëve për zgjidhje të çështjes me pajtim, gjykata caktoi një datë të re për vijimin e gjyqit.

OSHEE ka paditur për shpifje kreun e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Kjo është një padi e radhës për Bardhin për shpifje.

Burime për media bëjnë me dije se padia për Bardhin vjen pas deklaratave të tij për OSHEE dhe akuzat për abuzimet me tendera.

Elsa Ulliri është caktua gjyqtarja për këtë çështje që i kaluar në kompetencë Gjykatës së Posaçme.

Bardhi në këtë seancë nuk ka qenë i pranishëm ,ndërsa është përfaqësuar nga avokati Marash Logu.