AKTUALITET, 22 Mars 2026, 21:08

“S’ka më paqe me Edi Ramën”, Berisha flet pas protestës: Zhvilluam betejën më të bukur, ndëshkimi ynë do i hedhë në Lanë

“S’ka më paqe me Edi Ramën”, Berisha flet pas

Pas përfundimit të protestës së opozitës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një fjalim para mbështetësve në selinë blu.

Berisha shprehu mirënjohjen e tij për protestuesit, duke theksuar se qëndresa e tyre e ka nderuar edhe më shumë përvjetorin e përmbysjes së diktaturës komuniste 34 vite më parë.

Ai deklaroi se kjo protestë përbën një goditje të fortë ndaj asaj që e cilësoi si “diktatura e sotme”.

Berisha paralajmëroi përshkallëzim të aksionit opozitar, duke garantuar se protesta e radhës do të jetë edhe më e madhe.

“Një përshëndetje, një mirënjohje të pakufishme, me qëndresën tuaj nderuat më shumë se kurrë këtë datë, përmbysjen e diktaturës komuniste 34 vite më parë, por i dhatë goditjen e merituar diktaturës së sotme. Ju garantoj se tjetra do jetë me e shkëlqyer. Për Edi Ramën nuk do ketë më vrimë miu ku do futet. Kryengritja paqësore e shqiptarëve do ti japë ndëshkimin që meriton”, tha Berisha, i cili tha se “nuk do ketë paqe me Edi Ramën”.

Një përshëndetje vëllazërore, një mirënjohje të pakufishme. Me guximin, trimërinë, qëndresën tuaj nderuat më shumë se kurrë këtë datë historike të kombit shqiptar, përmbysjen e diktaturës komuniste 34 vite më parë. Por njëkohësisht i dhatë edhe goditjen më të merituar diktaturës së sotme.

Kjo ishte një betejë e shkëlqyer dhe u garantoj se tjetra do jetë dhe më e shkëlqyer dhe se për Edi Ramën nuk do ketë më strofull, nuk do ketë më vrimë miu ku do futet. Kryengritja paqësore e shqiptarëve do u japë atyre ndëshkimin që meriton.

Do ta çojë tek etërit e tij mizorë. Keni qenë të shkëlqyer… nuk di domethënë se si e nderuat kaq shumë sot 22 marsin.

E tmerruat Edvin Kristaq Ramën. Prandaj dhe ne le të zotohemi në këtë shesh se nuk ka paqe në këtë vend me ata të cilët kanë vjedhur dhe vjedhin si hijena pasuritë publike të shqiptarëve dhe pasurohen vetë.

Përdorin ligjet dhe mandatet e krimit për të mbrojtur vjedhjet e tyre. Qëndresa jonë, ndëshkimi ynë do të bjerë mbi ta dhe ata do përfundojnë në Lanë. Do përfundojnë në koshat e plehrave të historisë.

E patë vetë ju si e kishte rrethuar nga të katër anët me policë.

Po ka rrethim që na pengon ne? kurrë mo kurrë! Prandaj Edi Rama jep dorëheqjen sa më shpejt. Jep dorëheqjen se do të tërheqim ashtu siç s’ta pret mendja.

Ajo që bëri Edi Rama ishte një akti i shëmtuar, por sa rrit vendosmërinë e kryengritësve paqësorë për ta hedh në Lanë sa më shpejt. Jemi në betejë dhe nuk kemi të ndalur. Sot ne fituam një betejë, zhvilluam betejën më të bukur në tërë ekzistencën por më madhështore do jetë ajo që vjen. Me Ramën nuk ka paq. Ka vetëm betejë deri në largimin e tij nga pushteti. Mirënjohja ndaj jush qytetarëve që sot u bën zëri i Shqipërisë. Të vazhdojmë betejën deri në fitoren e plotë. Ti shporrim këta kusarë. Të vazhdojmë betejën. Fitorja është e jona.

Ishte një demonstratë e shkëlqyer, tejkaloi çdo lloj projekti, tjetra do jetë më madhështore. Atëherë, mirënjohje nga jush dhe atyre që u angazhuan në këtë betejë epike. Kurrë nuk mposhten.

PD është partia që ka marrë misionin përmbysjen e regjimit. Axhenda e saj do shkojë duke u pasuruar duke mbrojtur interesat jetike. Ajo që është jetike largimi i Ramës dhe bandës së tij nga pushteti."- tha Berisha.

Biseda me gazetarët

EuroNews: A mund të sqaroni pak incidentin që ndodhi me ju personalisht, çfarë ju hodhën, spraj, gaz lotësjellës?

Sali Berisha: Ajo që bëri Edi Rama ishte një akt i shëmtuar, por ajo vetëm sa rrit vendosmërinë e kryengritësve paqësore për ta hedhur sa më shpejt në Lanë atë dhe regjimin e tij.
Ne jemi në një betejë dhe në këtë betejë ne nuk kemi të ndaluar.
Sot ne fituam një betejë, sot ne zhvilluam betejën më të bukur në tërë ekzistencën tonë, por edhe më madhështore dhe e fuqishme do të jetë ajo vjen.

EuroNews: Kur...

Sali Berisha: Shumë shpejt do e njoftojmë. Nuk ka paqe me Edi Ramën. Me Edi Ramën ka vetëm betejë gjer në largimin e tij nga pushteti së bashku me hajdutët që e rrethojnë.
Ndaj dhe një mirënjohje të pakufishme ndaj jush, ndaj të gjithë atyre qytetarë që u bënë zëri i Shqipërisë, zëri i kombit shqiptar me protestën e tyre.
Le të vazhdojmë ne këtë betejë gjer në fitoren tonë të plotë.
T’i shporrim këta kusarë që nuk kanë ligj, as moral.
Edhe njëherë, mirënjohje ndaj jush, të vazhdojmë betejën.
Fitorja është e jona.
Ishte një demonstratë e shkëlqyer.
Domethënë tejkaloi çdo lloj projekti. Tjetra do jetë edhe më madhështore. Më e shkëlqyer.
Nuk ka paqe më.
Për Edi Ramën ka vetëm atë që meriton dhe shumë shpejt.
Atëherë pra, mirënjohje ndaj jush dhe ndaj të gjithë atyre që u angazhuan në këtë betejë epike.
Demokratët nuk mposhten kurrë.

ReportTv: A funksionon kjo lloj proteste, protesta marshim, apo mbase do të ishte më mirë që qytetarët të kishin dëgjuar dhe fjalimet tuaja.PD në broshurat që ka shpërndarë ka shkruar si arsye për të protestuar edhe rritje të çmimit të naftës. Sot nuk u dëgjua asnjë fjalim. A mos do ishte më mirë që të ktheheshim tek kjo lloj proteste.

Sali Berisha: Tani, PD është partia që ka marrë përsipër misionin për përmbysjen e këtij regjimi.
Në mënyrë absolute agjenda e saj do të shkojë gjithnjë duke u pasuruar dhe duke mbrojtur interesat jetike të qytetarëve shqiptare.
Por ajo që është imperative, ajo që është jetike largimi me urgjencë i Edi Ramës dhe bandës së tij nga pushteti.
Mirupafshim së shpejti tani në betejën tjetër.