TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Malësia e Krujës vazhdon të përballet me kushte të vështira pas shumë orësh pa energji elektrike dhe rrugëve të bllokuara nga niveli i lartë i dëborës.
Në Krastën e Krujës raportohet se disa pisha janë shkulur, një prej të cilave ka rënë mbi dy autovetura. Fatmirësisht, pasagjerët në këto mjete kanë shpëtuar pa pësuar dëmtime, por aksi Krujë-Fushë Krujë është aktualisht i bllokuar për shkak të rënies së pemës, e cila pritet të hiqet.
Ndërkohë, era e fortë dhe reshjet e dendura të shiut vazhdojnë të ndikojnë në të gjithë rrethin, me reshje të mëdha dëbore në zonat malore.
Niveli i lumit Ishëm ka shënuar rritje, megjithatë deri tani nuk ka rrezik për përmbytje.
Në këtë situatë emergjente, deri më tani janë angazhuar vetëm repartet zjarrfikëse dhe punonjësit e OSHEE-së për të adresuar problemet.
Për shkak të kushteve të këqija të motit, në Kurbin nesër nuk do të zhvillohet mësim.
Shkollat e Kurbinit ngrohen me energji elektrike, por duke qenë se energjia mungon, është njoftuar se mësimi do të pezullohet.
I gjithë vendi është përfshirë nga moti me reshje shiu, dëborë dhe erë të fortë. Si pasojë, shumë rrugë janë të bllokuara dhe shumë njësi administrative përballen me mungesë të energjisë elektrike.