AKTUALITET, 8 Janar 2025, 19:50

Situata në Ballkanin Perëndimor, Joe Biden urdhër ekzekutiv për të sanksionuar zyrtarë që minojnë demokracinë

Situata në Ballkanin Perëndimor, Joe Biden urdhër ekzekutiv

Presidenti në largim i SHBA-ve, Joe Biden ka nxjerrë një urdhër ekzekutiv për të sanksionuar zyrtarë apo ish zyrtarë që minojnë proceset demokratike në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në urdhrin e tij, Joe Biden shprehet se SHBA vendos sanksione ndaj gjithë personave përgjegjës ose që kanë marrë pjesë në veprime që kërcënojnë paqen, sigurinë, ose stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.