AKTUALITET, 16 Prill 2026, 23:45

“Situata e Trump me Iranin është dramatike”, eksperti: E ktheu Iranin në fuqinë e katërt në botë, i dha kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

“Situata e Trump me Iranin është dramatike”, eksperti: E

Eugen Loli, ekspert i Marrëdhënie Ndërkombëtare, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se lufta që SHBA dhe Izraeli hapën ndaj Iranit e bënë këtë të fundit një fuqi botërore dhe se Trump ka dështuar, sepse i dhanë Teheranit kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit.

“Situata e Trump me Iranin është dramatike. Një prej analistëve më të mirë për çështjet e luftës dhe këshilltar për katër ish-presidentë amerikanë, Robert Pape, thoshte se situata ku ka futur SHBA Lindjen e Mesme, po e kthen Iranin në fuqinë e katërt në botë, jo për meritë të Iranit, por për shkak të dështimit të Trump. Jo se Irani është fuqi industriale apo financiare, por i ka dhënë në dorë kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit.

Midis sulmit që është i pamundur dhe shumë i kushtueshëm nga pikëpamja njerëzore, dhe tërheqjes që është turp politik, është i detyruar të shkojë në një marrëveshje me Iranin. Edhe Irani është goditur shumë rëndë dhe është shkatërruar. Janë të kushtëzuar të ulen në tryezë.

Analistët thonë se kur nuk ka palë fituese, kjo është gjë normale, të takohesh, të kesh mosbesim, të takohesh një herë të dytë, derisa gjërat të sheshohen dhe palët të përpunojnë argumentet si t'ja shesin popujve të tyre që kemi fituar diçka.

Ky Robert Pape, thoshte që të jetë e qëndrueshme dhe afatgjatë marrëveshja, SHBA nuk e kanë me Iranin çështjen, por me Izraelin, që mund të bëhet faktor që të prishë përpjekjet, gjë që Izraeli e ka bërë me çështjen e Libanit.

Ai thoshte kongresi të kalojë një ligj që të thotë deri në fund të mandatit tim, Izraeli ka zero financim, një mënyrë për ta detyruar të ulet dhe të mos prishë marrëveshjet.

Kishte edhe një lajm tjetër, të shpallur nga Trump me Libanin. Më shumë është lajm i shpallur sesa në terren”- tha Loli.