AKTUALITET, 9 Maj 2024, 17:37

Sistemi TIMS, paralajmëron Salianji: Komisioni Hetimor do të ketë produkt. Rama mban fjalime sa herë është i shqetësuar

Sistemi TIMS, paralajmëron Salianji: Komisioni Hetimor do të ketë

Deputeti i PD dhe njëkohësisht kryetari i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS Ervin Salianji, deklaroi se PS nuk e dëshiron një hetim për sistemin TIMS.

Salianji theksoi se Komisioni Hetimor për TIMS do ta ketë një produkt final. Në lidhje me fjalimin e Ramës përpara mbështetësve të PS-së, Salianji u shpreh se kryeministri mban fjalime sa herë që është i shqetësuar.

“Komisioni nuk ka ngërç. PS nuk do që të ketë Komision Hetimor. Ky Komision do të ketë një produkt. Deri më 5 qershor do të pyeten dëshmitarët. Arrestimi i drejtorit të IT në Policinë e Shtetit është produkt i Komisionit deri tani. Këtu të gjithë përgjigjen, vetëm Kryeministri jo.

Edi Rama e ka treguar se nuk mban marrëveshje. Rama me fjalimet e tij thotë se përveç meje, të gjithë janë të rrezikuar. Kryeministri mban fjalime të gjata sa herë që është i shqetësuar. Unë inkurajoj dhe mbështes SPAK. Ne kërkojmë që institucionet e drejtësisë të jenë të pavarura.”, tha Salianji.