AKTUALITET, 6 Shkurt 2025, 13:45

“Sigurisht që kam dhënë shpjegime”/ Zv/drejtoresha e “Harry Fultz” pyetet 2 orë në SPAK për diplomën e Këlliçit

“Sigurisht që kam dhënë shpjegime”/ Zv/drejtoresha e

Zv/drejtoresha e Shkollës “Harry Fultz” Brikena Baxhaku u paraqit këtë të enjte në SPAK.

Ende nuk është bërë e ditur arsyeja zyrtare e paraqitjes së Brikena Baxhakut në Prokurorinë e Posaçme, por sipas burimeve, kjo lidhet me verifikimet që po kryhen për Belind Këlliçin, i cili është kallëzuar për falsifikim dokumentash lidhur me shkollimin dhe për formularin e deklarimit të pasurisë.

Pas daljes nga ambientet e SPAK, Baxhaku nuk pranoi të bëjë deklarata për mediat, por u mjaftua të thotë:

“Po, sigurisht që kam dhënë shpjegime.”