TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarja Klodiana Lala, ka debatuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, me avokatin Alban Duraj, lidhur me procesin Veliaj dhe zgjatjen e tij.
Debati:
Duraj: Lidhur me afatet, është e vërtetë se janë shkelur por në raport me çështjet e tjera, sepse nuk është vetëm rasti Veliaj. Afatet nuk zbatohen në mënyrë strikt nga gjykata, konkretisht edhe nga gjykata e posaçme, për shkak të ngarkesës, mungesës së prokurorëve ose palëve në proces.
Lala: Thashë përgjithësisht ka ndodhur me rastet e zyrtarëve të lartë.
Duraj: Gjyakta në vetëvete është e ngarkuar.
Lala: Nëse ndërrohet avokati çdo tre ditë…
Duraj: Kur nuk është njohur me aktet patjetër.
Lala: Gjykata tha krejt ndryshe nga kjo. Në çfarë cilësie po flisni ju?
Duraj: Po flas si avokat. Ju më keni ftuar vetë në emision. Vij si Alban Duraj këtu.
Lala: Nga e dini ju që i janë mohuar të drejtat?
Duraj: I keni raportuar vetë. Me çfarë kemi parë në media, kemi parë intervistën e zotit Gjermeni, kemi parë reagimin publik të zotit Veliaj, kemi edhe dosjen që ka dalë vendimi i gjykatës.
Lala: Është pretendim i zotit Veliaj.
Duraj: Më lër të flas unë tani.
Lala: Veliaj thotë më është mohuar e drejta për mbrojtje efektive. Gjykata thotë ndryshe.
Duraj: Kërkesën e zotit Veliaj për vënien në dispozicion të akteve, e ka bërë gjykata?
Lala: Gjykata pretendon se e ka bërë.
Duraj: Si ja ka bërë? Nuk ja ka vënë. Është shkelje e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Lala: Gjykata thotë kur Veliaj nuk ka avokat, i vendos avokat kryesisht. Është i pandehur si gjithë të tjerët.
Duraj: Nuk po respektohen procedurat.
Lala: Ai tani ka avokat që ia paguajmë ne.
Duraj: Nuk i vendosen në dispozicion aktet.
Lala: Nga e dini ju?
Duraj: Kane raportuar mediat.
Lala: Ka pretendim të zotit Veliaj, pretendim i pa vërtetuar.
Duraj: Gjykata ka thënë janë me USB. Pse kështu është procedura?
Lala: Gjykata ka arritur në konkluzionin që Veliaj ka fituar të gjithë të drejtat ligjore dhe i është dhënë mundësia për mbrojtje efektive.
Rakipi: Kryebashkiaku pretendon se të drejtat e tij po shkelen. Cilat të drejta konkretisht?
Duraj: Nuk gjykojmë është i fajshëm apo i pafajshmë. Çdo qytetar ka të drejtë, duhet respektuar e drejta themelore, që çdo i pandehur ka të drejtë të ketë proces të rregullt ligjor. Konsiston që të njihet me akuzat. Duhet t'i vihen ne dispozicion aktet, edhe të pandehurit edhe mbrojtësit. Zoti Gjermeni ka pretenduar se i kemi marrë aktet me USB, por duhet ti vihen në dispozicion zotit Veliaj. Vijmë tek aktet, janë gati 8 mijë faqe. Këto akte prokuroria ka të drejtë t’ja vendosë të printuara dhe me shkresë zyrtare. Mund të ndodhë që shumica e provave në gjykatë, nuk janë në USB.
Xama: Kur e ka mbrojtësi mundësinë financiare ti printojë dhe pjesa tjetër, me sa kemi parë nga deklaratat publike nga Veliaj, ai shprehet se po lexon akte, pra është njohur, mos është kjo tentativë…
Duraj: Këtë nuk e di. Është një problem që kemi në gjykatë. Prokuroria kur na komunikon akuzën e çon cështjen në gjykate, nuk pret 10 ditorin, për qëndrimin që duhet të mbajë pala me akuzën dhe me aktet. Kur komunikohet akuza duhen vendosur në dispozicion aktet. Afati 10 ditor nuk është respektuar. Gjykata ua ka dhënë mundësinë me USB avokatëve të Veliajt, koha nuk është e mjatueshme. Një çështje kaq e madhe, me kaq shumë akuza, meriton të ketë studimin e nevojshëm të të pandehurit dhe të avokatëve.
Lala: Në momentin që është dërguar për gjykim dosja, avokatët e Veliajt kanë marrë të gjithë dosjet sipas procedurës. Zoti Veliaj, për 6-7 seanca ka shkuar në proces dhe nuk ka ngritur asnjë pretendim për mos marrjen e dosjes. Madje të pandehur të tjerë kanë bërë mbrojtje para gjykatës. Vetëm 2 muaj e gjysmë më pas, Veliaj ngre këtë pretendim. Erion Veliaj e ngriti këtë pretendim për të zvarritur procesin. Veliaj mund ta ngrinte këtë pretendim që në momentin e parë. Përgjithësisht zyrtarët e lartë shfrytëzojnë këto momente për në GJEDNJ. Veliaj, ndryshe nga Beqaj që e ka ngritur këtë prentedim që në fillim, Veliaj e ka ngritur pasi gjysma e të pandehurve kishte dhënë argumentat. Nuk po ndodh vetëm me të, por pjesën dërrmuese të zyrtarëve të lartë.
Duraj: A ka të drejtë të njihet me aktet?
Lala: Veliaj vajti 6 seanca rradhazi, është person i përgjegjshëm, ka thënë edhe në mungesën time të vijojë seanca, si u zgjua ai në mes të procesit?
Duraj: E ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme.
Lala: Nuk ja vlen debati...