TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sërish tubimin e mbështetësve të Erion Veliajt para GJKKO dhe SPAK, kur po zhvillohej seanca e fundit për kryebashkiakun.
Gjatë një komunikimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha e krahasoi situatën me skenat e viteve ’80 në Kolumbi.
“Së fundmi ndodhi ajo që nuk ka ndodhur kurrë në 32 vite. Një skenë që e kemi parë vetëm në Kolumbi në vitet ’80, kur gjykata u sulmua në një grusht të mirëfilltë shteti. Policia bashkiake dhe policitë civile rrethuan gjykatën dhe makinat e gjykatësve. U rikthyen skenat e viteve të Eskobarit, kur u vranë gjykatës dhe prokurorë, e shumë prej tyre u zhdukën pa nam e nishan”, u shpreh Berisha.
Sipas tij, kjo situatë është një tregues i qartë i degradimit të shtetit dhe kapjes totale të drejtësisë nga pushteti. Berisha akuzoi qeverinë për transformimin e Shqipërisë në një “narkoshtet”, duke krahasuar zhvillimet aktuale me skenarët e serialit të njohur “Narcos”.
“Të gjitha këto janë dëshmi se rrokullisja e narkoshtetit po ndodh njëlloj si në ‘Narcos’. Këto janë episode pas episodi të një shteti të kapur nga krimi dhe korrupsioni”, tha Berisha.
Sali Berisha: Do të kenë pasoja shumë të rënda ligjore për krimin e tyre elektoral, ndaj edhe stop bashkautorësisë ë krim elektoral.
I garantoj se ligji do të shpallë krim të rëndë krimin elektoral dhe do të gjykohen për këtë vepër penale në shumë aspekt.
Mos u angazhoni në krim kushtetues. Sikundër të gjithë ata që dolën tek gjykata, do të dënohen për pjesëmarrje në puç, PD e cilëson grusht shteti.
Ndaj të përgatiten nga Rama dhe Ervin Hoxhaj, tek rrugaçë që goditën makinat e gjykatësve, rrogëtarë ë shtetit në orar pune. E respektojmë administratën dhe njerëzit që janë shërbëtorë të qytetarëve, por ata që i shërbejnë qytetarëve do të përballen me pasoja të rënda