AKTUALITET, 2 Korrik 2024, 14:33

Si do të ndikojë në ekonominë shqiptare Censi 2023? Eksperti: Të menaxhohet buxheti

Si do të ndikojë në ekonominë shqiptare Censi 2023?

Të dhënat e Censit 2023 u publikuan pak ditë më parë që treguan tkurrjen e popullsisë, por si do të ndikoj në ekonominë shqiptare ky rezultat?


“Së pari qeveria do të duhet të rifokusohet dhe njëherë në dokumentet e saj për të vendosur objektiva të qarta dhe të arritshme pasi në shumë politikat që ndërtohet deri tani, bazohet në objektiva strategjikë, kanë qasje optimiste apo nuk tregojnë atë realitetin i cili në vetvete tashmë mund të revizionojë gjithë këtë politikë”, tha për scan Eduart Gjokutaj, ekspert ekonomie.


Sipas ekspertit një rëndësi ka rritja e numrit të administratës si dhe një menaxhim i mirë i rritjes së buxhetit. “Duhet të rritet shumë më tepër kapaciteti i administratës, i menaxhimit të buxhetit dhe në përgjithësi i koordinimit me biznesin dhe të gjithë grupet e interesit. Pasi një politikë e zhvilluar siç është bërë deri tani e ndarë ku qeveria ka vendosur më shumë objektiva për veten e saj”, tha ai.