TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ishte pak ditë mëm parë në SHBA, ku pati takime edhe në Departamentin e Shtetit. Ai deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se kishte informuar zyrtarët amerikanë për nismën e mbledhjes së 100 mijë firmave pro SPAK, që kishte nisur muaj më parë .
“Deklarata e Kos është dëshmi e qartë se si Perëndimi dhe përëndimorët shikojnë Shqipërinë nga jashtë dhe thonë ore këta dashkan korrupsionin dhe të korruptuarit, shoqëria është me të korruptuarit. Se siç tha edhe gazetari më parë, po të shohësh zgjedhjet e fundit, këta paskan votuar për të korruptuarit. Ne e pamë të arsyeshme të nisnim një iniciativë, t’u thoshim qytetarëve shqiptarë, të mbledhim sa më shumë firma, vendosëm 100 mijë, për t’i treguar opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar, që nuk është ashtu siç duket, jo të gjithë shqiptarët, shumica e shqiptarëve nuk janë me të korruptuarit, nuk janë kundër drejtësisë por janë me drejtësinë. Nuk kemi shpikur asgjë, këto janë iniciativa që bëhen në Perëndim”- tha Shehaj.