AKTUALITET, 7 Janar 2025, 18:12

Shumë viruse në qarkullim/ Mjekët: Fluks i lartë pacientësh në qendra shëndetësore

Shumë viruse në qarkullim/ Mjekët: Fluks i lartë

Pas festave mjekët e qendrave shëndetësore në Tiranë po përballen me numër të shtuar pacientësh. Viruset në qarkullim janë të ndryshëm ndërsa të sëmurët që kërkojnë ndihmën e bluzave të bardha të të gjitha moshave.

Virozat po rëndojnë më tepër më të vegjlit dhe më të moshuarit. Temperatura  rezistente dhe kolla e zgjatur sipas mjekëve janë disa prej ankesave më të shpeshta të të sëmurëve.  Nuk kanë munguar as problemet me mushkëritë apo pacientët që kanë pasur nevojë për trajtim më të specializuar.

Mjekët  sugjerojnë të mos neglizhohen simptomat, por as të mos vetëmjekohen. Për të  përballuar fluksin e të sëmurëve gjashtë qendra shëndetësore në Tiranë do të ofrojnë shërbim 24 orë në shtatë ditë të javës për të rritur dhe fëmijë. Shmangia e vendeve me shumë njerëz dhe ruajtja e higjienës personale është këshilla e mjekëve për të eliminuar transmetimin e viruseve të rrugëve të frymëmarrjes që janë në qarkullim.