TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një pallat i shkrumbuar dhe trishtimin që la pas, kjo është ajo që ka mbetur nga zjarri i frikshëm që përfshiu pallatin e kompleksit 'Arlis' te Farmacia 10 në Tiranë.
Një grua e cila mund të jetë një prej banoreve është filmuar teksa sheh drejt pallatit me lot në sy. Banorë e qytetarë të shumtë kanë shkuar në vendngjarje për të parë çfarë kanë lënë pas flakët.
Rreth 30 apartamente u shkrumbuan nga zjarri që vijoi prej orësh një ditë më parë. Disa apartamente janë djegur plotësisht, ndërsa një bilanc i plotë rreth dëmeve, pritet në orët në vijim. Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të panjohura, ndërkohë, autoritetet dhe grupet e emergjencës vijojnë punën në terren për vlerësimin e plotë të situatës dhe për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.