TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është shtyrë për herë të tretë seanca ndaj Emiljano Shullazit, Viktor Ymerit, Lulzim Berishës etj, të akuzuarit për vrasjen e Vajdin Lames e Klodian Salliut ngjarje të ndodhura në vitin 2005.
Shkak i shtyrjes është bërë gjyqtarja Etleva Dedja e cila ka probleme shëndetësore. Në seancën e sotme është vendosur edhe ndryshimi i gjyqtares, ku kjo çështje tashmë do të shqyrtohet nga gjyqtarja e posaçme Flora Harajdinaj.
Pas caktimit të gjyqtares, Rudian Palloi, në nisje të seancës u konstatua edhe mungesa e Luftar Reçit. Shkak sipas mbrojtësit të tij është gjendja shëndetësore. Për këtë ai kërkoi që ta japë dëshminë nëpërmjet skype, por kjo kërkesë është refuzua nga gjykata.
Seanca e radhës u caktua për një datë tjetër për të ballafaquar Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin, Indrit Rusin dhe Indrit Taullaun me Luftar Reçin. Këta persona janë arrestuar për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në 2005.
Reçi është bërë shkak për arrestimin e anëtarëve të grupit, me dëshmitë e tij, duke treguar emrat e porositësve, organizatorëve dhe ekzekutuesve të Lames e Saliut.